Braçe gjen qetësinë pas largimit nga qeveria, e tregon në Instagram

Sot ishte një ditë e rëndësishme për socialistët, pasi rifreskuan partinë duke filluar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale me emërimin e drejtuesve politikë, por u zbulua edhe përbërja e kabinetit qeveritar “Rama 3”.

Advertisements

Në qeverinë e re nuk kishte vend për socialistin e vjetër, Erion Braçe por as si drejtues politik qarku, teksa në 25 Prill drejtoi listën e Fierit. Megjithatë ngushëllohet me faktin që socialistët e zgjodhën anëtar Kryesie.

“Zhveshjen” nga postet drejtuese ish-zv/ kryeministri duket se po e përjeton me qetësi në rrezet e perëndimit të diellit. Ai ka postuar disa foto në rrjetet sociale duke shkruar “qetësi”./ Abcnews.al

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRebelët e vetëm kundër talebanëve, kush është djali i “luanit” që po udhëheq rezistencën?
Artikulli tjetërNjë person dhunon tre vajza në Prishtinë, publikohen pamjet kur i godet me shkop dhe shkelma (Video)