Rama i shton qeverisë edhe 4 ministri të tjera, kush do të jenë ato dhe kush do i drejtojë

Ditën e sotme në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, kryeministri Edi Rama bëri të ditur edhe emrat me të cilët do të qeverisë në këtë 4 vjeçar, të tretë.

Advertisements

Ai bëri të ditur se këtij 4-vjeçari do të ketë edhe katër ministra shteti. Bëhet fjalë për Ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin, që do të drejtohet nga Elisa Spiropali, Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, Ministria për Rininë dhe Fëmijët, Bora Buzhaqi dhe Ministrja për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ikonomi.

Në dy prej ministrive Rama ka vendosur të emërojë prurjet e reja në Parti, Edona Bilali dhe Bora Muzhaqi, ndërsa Elisa Spiropali vijon të mbajë Ministrinë e Marrëdhënieve me Parlamentin, kurse është rikthyer në karrigen e ministrit edhe Milva Ikonomi, e fundit kjo që disa vite më parë ka qenë edhe ministre e Financave.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU largua si Sekretari i Përgjithshëm i PS dhe nga Qarku i Elbasanit/ Balla flet për qeverinë e re: Do të mërzitesha me Ramën nëse…
Artikulli tjetërRrëfimi i aktorit Ndriçim Xhepa: Qëndrova 3 muaj me shoferët e Laçit për të ngarë Saurrelin te roli i Tomës te ‘Flutura në kabinën time’!