Sindi ndahet nga i dashuri, por ka nje mesazh për të: Mos i besoni kurrë dikujt që…

Pas daljes nga ‘Përputhen’, Sindi nisi një lidhje dashurie me një djalë të panjohur nga publiku. Ajo tregoi se partneri e bënte të ndihej në paqe dhe se ai humbiste në sytë e saj sa herë që flisnin.(Lexo këtu)

Advertisements

Mirëpo, duket se lidhja e tyre nuk ka zgjatur shumë, pasi kudo në rrjet po përflitet se janë ndarë. Shkak i këtyre aludimeve janë bërë postimet e Sindit në Instastory. “Për arsye personale, kam nevojë për një përqafim”, shkruhet në njërin prej tyre.

Më pas ish-konkurrentja ka shpërndarë një foto tjetër, e cila tregon se ndihet e zhgënjyer. “Mos i besoni kurrë dikujt që thotë se ka qenë tepër i zënë. Nëse do të dëshironin të ishin aty, do të ishin me patjetër”, shkruhet në postim.

Advertisements

Sindi i ka bërë tag mamasë së saj duke shkruar “E urrej kur ke gjithmonë të drejtë”, duke lënë të kuptohet se ajo mund ta ketë paralajmëruar që më parë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPak para rikthimit në ekran, Rudina Magjistari ndryshon pamjen dhe ja si duket tani(Foto)
Artikulli tjetërA do e shohim në ‘Big Brother VIP’, Ledjana e thotë troç