Publikohet formacioni, ja si do luajë Kombëtarja Shqiptare ndaj Polonisë

Shqipëria nuk do të ndryshojë shumë në emra krahasuar me sfidat as në duelin shumë të rëndësishëm ndaj Polonisë të kësaj të enjteje që mund të vendosë fatet e kuqezinjëve në grupin I kualifikues përsa i përket garës për vendin e dytë.

Advertisements

Siç ka zbuluar gazetari i Supersport Sokol Xhihani nga seanca e fundit stërvitore e kuqezinjëve nga stadiumi i Varshavës, Edi Reja do të propozojë sërish skemën 3-5-2. Në portë do të jetë kapiteni Etrit Berisha, ndërsa 3-shja e qëndrës së mbrojtjes do të përbahet nga Kumbulla, Gjimshiti dhe Ismajli.

Në mesfushë nga krahët do të veprojnë Hysaj dhe Trashi ndërsa në qëndër të në pritje të Nedim Bajramit do të aktivizohen Abrashi, Gjasula dhe Bare. Në sulm trajneri Reja ka patur më shumë dyshime duke patur parasysh formën e mirë që po kalojnë Broja dhe Uzuni, gjithsesi në këtë repart do të konfirmohen Manaj dhe Cikalleshi

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKaos te Kombëtarja e Zvicrës/ Shqiptari Granit Xhaka rezulton pozitiv me Covid-19, ja çfarë ndodhi para sfidës me Greqinë
Artikulli tjetërRibashkim me Robert Berishën? Nora Istrefi sqaron të vërtetën: Unë kaloj kohë me babin e Renee’s përderisa…