Në mungesë transparence dhe pa asnjë bazë kontraktuale apo ligjore, numrat e telefonit të 12 mijë efektivave të policisë do të kalojnë nga kompania Vodafone drejt One Telecommunications. Edhe pse ata që detyrohen të paguajnë nga xhepi shërbimin çdo muaj, efektivat e policisë nuk janë pyetur për këtë vendimarrje edhe pse nuk kanë pasur asnjë ankesë për shërbimin e ofruar nga kompania Vodafone.
Advertisements
Ashtu siç ishte lajmëruar një muaj më parë, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë kanë finalizuar marrëveshjen për kalimin e 12 mijë numrave telefonikë të efektivave të rendit nga kompania Vodafone drejt kompanisë One Telecommunications.
Tarifat e komunikimit do të ofrohen dhe negociohen sipas kontratës së nënshkruar mes këtij operatori telefonik dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në 6 gusht të këtij viti.
Advertisements
Efektivë të policisë që u kontaktuan nga Rtv Ora në atë periudhë, pohuan se nuk ishin në dijeni të këtij plani dhe se nuk kanë pasur ankesa apo problematika sa i përket shërbimit të ofruar nga kompania Vodafone.
Duke qenë se janë efektivët ata që paguajnë faturimin mujor për numrat që përdorin, janë pikërisht ata që duhet të vendosin se nga cila kompani duan të marrin shërbimin.
Ndërmarrja e këtij hapi nga drejtues të lartë të policisë apo Ministrisë së Brendshme duket se nuk ka të bëjë me termat financiare apo cilësinë e shërbimit, por me interesat dhe ndërhyrjen politike në këtë proces.
Pavarësisht se kalimi i numrave tek një tjetër kompani është bërë pa miratimin apo dijeninë e tyre, në kontratë sanksionohet se janë pikërisht efektivat që duhet shlyejnë detyrimet kundrejt kompanisë One Telecommunications.
Kjo formë e transferimit bie ndesh edhe me rregullat e vendosura për portabilitetin e numrave telefonikë, i cili përcakton me ligj se ky proces duhet të bëhet në marrëveshje mes kompanive celulare, dhe mbajtësit të kartës SIM në rastet kur abonenti zgjedh të kalojë nga një kompani tek tjetra.
Në rastin e portabilitetit ligji ka synuar të krijojë një garë të hapur mes operatorëve në kushtet e tregut të lire, ndërsa me Policinë e Shtetit duket se këto parime universal janë shkelur pasi ndryshimi i kompanisë është bërë pa asnjë arsye financiare apo cilësore, por vetëm pas lobimit të fortë të personazheve me lidhje politike.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!