Operacioni në Spanjë,Çuçi: Do vijojnë hetimet për pasurinë e të implikuarve

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka reaguar pas përmbylljes së operacionit të madh policor “DOBRA” në Spanjë, në bashkëpunim me Policinë Shqiptare.

Advertisements

Kujtojmë se operacioni është zhvilluar kundër krimit të organizuar në fushën e narkotikëve, ku ranë në pranga 107 persona, mes të cilëve edhe shqiptarë.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale Çuçi thekson se “Organizata e goditur është transnacionale, e përfshirë në trafikimin dhe kultivimin e gjerë të marijuanës”.

Advertisements

Nër të tjera Ministri shton se hetimet nuk do të ndalen me kaq, teksa siguron se do të vijojnë me hetimin e burimit të pasurive në Shqipëri, të gjithë personave të implikuar në këtë ngjarje.

Reagimi i ministrit Çuçi:

Policia Shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Spanjolle dhe atë Gjermane, me mbështetjen e EUROPOL, përmbyllën një mega-operacion në Spanjë, kundër krimit të organizuar në fushën e narkotikëve, me origjinë shqiptare. Organizata e goditur është transnacionale, e përfshirë në trafikimin dhe kultivimin e gjerë të marijuanës.

Oficerë të Policisë së Shtetit operuan në Spanjë së bashku me kolegët e tyre, për çmontimin e grupit. Por hetimet nuk do të ndalen këtu, pasi do të vijojnë me hetimin e burimit të pasurive në Shqipëri, të gjithë personave të implikuar.

Ky është një tjetër operacion ndërkombëtar që dëshmon kapacitete në nivele të larta profesionale dhe besueshmërinë e Policisë Shqiptare.

Megjithatë jemi të vetëdijshëm se kemi ende shumë punë përpara, për të renditur Policinë e Shtetit brenda mandatit të tretë, mes Policive të vendeve europiane. Gjithashtu për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt, për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSkandali në Kosovë/ Skadojnë 130 mijë doza të vaksinave, ja nga cili shtet u dhuruan
Artikulli tjetër“Bomba jemi, por e dimë ne ku e…”/ A do të jenë në “Big Brother Vip” ish-dyshja e famshme e Përputhen?