A do pushohen nga puna mësuesit që nuk vaksinohen? Zbulohet ‘plani B’ i qeverisë: Mund t’i detyrojnë të…

foto ilustruese

Advertisements

Me vendim të qeverisë Rama, i cili u komunikua në mbledhjen e fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, të gjithë mësuesit duhet të jenë të vaksinuar deri në datën 30 Shtator, datë që përkon pak a shumë dhe me nisjen zyrtare të vitit të ri shkollor (27 Shtator).

Pavarësisht se pjesa më e madhe e stafeve akademike (60%) tashmë janë vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave, në mesin e tyre ka dhe persona që hezitojnë në kryerjen e vaksinave, për të cilët pritet të ketë edhe sanksione deri në pezullim nga puna.

Advertisements

Me përfundimin e afatit të vendosur, 30 Shtator, çdo mësues duhet të paraqesë kartën e vaksinimit në mënyrë që të hyjë në klasë, dhe e vetmja mundësi për t’u justifikuar është një raport nga mjeku i familjes që argumenton arsyen e mosvaksnimit.

E pyetur nëse një mësues që nuk pranon të vaksinohet do të hiqet apo jo nga puna, ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se penalizimi i tyre nuk është qëllim më vetvete.

Një përgjigje më direkte për këtë e dha anëtari i komitetit teknik të ekspertëve, mjeku Alban Ylli, i cili tha se mësuesit do të vendosen përballë dy alternativave: vaksinim ose testim çdo javë. Në të kundërt, pezullim pa të drejtë page. “Një mësues që refuzon të bëjë vaksinën do t’i ofrohet si mundësi kryerja e testit çdo javë.

Nëse do të refuzojë edhe këtë, me gjasë do të pezullohet pa pagesë. Praktika që po zbatohet edhe në vende të tjera të botës, do të zbatohet edhe këtu”, tha Ylli për mediat, ndërkohë që nuk sqarohet se kush do të paguajë kostot e tamponit, që me shumë gjasë do të jenë barrë e shtuar për mësuesit.

Mbetet për t’u parë nëse deri në 30 Shtator do të ketë ende mësues që refuzojnë të vaksinohen, dhe hapat e mëtejshëm që do të ndiqen ndaj tyre. Në kategoritë e tjera që e kanë vaksinimin e detyrueshëm janë edhe personelet shëndetësore dhe studentët, ndërkohë që ka propozime që kjo të shtrihet dhe në radhët e punonjësve të administratës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBarcelona vendos trashëgimtarin e Leo Messi-t, ja kush do ta mbajë numrin 10 tek blaugranat (foto)
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Covid bën ‘namin’ në Kosovë, rritje e fríkshme e numrit të víktímàve në 24 orë