Barcelona vendos trashëgimtarin e Leo Messi-t, ja kush do ta mbajë numrin 10 tek blaugranat (foto)

Barcelona e “gjen” në shtëpi pasuesin e Lionel Messit. Klubi “blaugrana”, pas largimit të “Pleshtit” tek PSG, ka vendosur që numrin 10 mbi fanellë ta mbajë Ansu Fati.

Advertisements

Konfirmimi nga klubi “blaugrana” erdhi përmes një videoje, ku shfaqet lojtari i formuar në La Masia, që nxjerr në pah numrin që mbante Messi, pasi në fillimet e tij veshur fanellën me numrin 31, ndërsa sezonin e kaluar atë me numër 22, teksa në skuadrën e dytë të Barcelonës ishte paraqitur me numrin 17.

Advertisements

Në këtë mënyrë, Ansu Fati trashëgon numrin 10 mitik që nga sezoni 2008-2009 e deri sa u largua nga Barcelona e ka mbajtur Lionel Messi. Më herët ky numër ka qenë pronë e emrave të tjerë të mëdhenj, të brazilianëve virtuozë Ronaldinho, Rivaldo dhe Romário. Numrin 10 te Barça e kanë mbajtur gjithashtu në të kaluarën “Maradona e Ballkanit”, George Hagi, Giovanni, Litmanen apo Riquelme.

18-vjeçari Ansu Fati është në pjesën e fundit të fazës së riaftësimit nga dëmtimi që pësoi në gju thuajse një vit më parë. Pas disa javësh, sulmuesi i përfaqësueses së Spanjës do të shfaqet në fushë me fanellën me numrin 10.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakÇfarë do të dëshiroje të ndryshoje në trupin tënd? Habit Armina Mevlani dhe tregon ‘hallin e madh’ që e ka zënë me…
Artikulli tjetërA do pushohen nga puna mësuesit që nuk vaksinohen? Zbulohet ‘plani B’ i qeverisë: Mund t’i detyrojnë të…