Refuzon sërish Albin Kurtin/ Kryeministri Rama shfaqet përsëri në krah të Aleksandër Vuçiç

Edi Rama shihet sërish në krah të presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaevit.

Advertisements

Kryeministri shqiptar së bashku me ministren e Jashtme Olta Xhaçka ndodhen në Slloveni për një vizitë dy ditore në Bled për “Strategic Forum” për të ardhmen e Europës.

Kryeministri Rama ka postuar një foto i veshur me kostum ku ajo që bie në sy është mungesa në foto e Albin Kurtit, ndërsa kryeministri shqiptar shihet nën shoqërinë e homologut slloven, Janez Jansa.

Advertisements

“Bled, Slloveni – Në Bled Strategic Forum për të ardhmen e Europës” shkruan Rama në postimin e tij.

Ndërkohë presidenti Vuçiç ka postuar një foto në “facebook” dhe në “instagram” me Ramën dhe Zaev. Rama duket se ka hezituar ta postojë për të shmangur kritikat.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVarianti ri “Mu” i Covid-19, OBSH ngre alarmin
Artikulli tjetërPuna, dashuria dhe paratë, parashikimi i Horoskopit për muajin Shtator