Varianti ri “Mu” i Covid-19, OBSH ngre alarmin

Prej rreth dy vitesh bota është “pushtuar” nga Covid-19, dhe si duket fundi do të vonojë të vijë pasi shfaqen variante të reja të virusit.

Advertisements

Së fundmi një lloj i ri i koronavirusit, i quajtur “Mu”, është caktuar si një variant me interes nga Organizata Botërore e Shëndetit .

“Mu” ose “B.1.621”, u identifikua për herë të parë në Kolumbi dhe rastet janë regjistruar në Amerikën e Jugut dhe Evropë.

Advertisements

OBSH e cila po studion variantin e ri tha se mutacioni fillimisht është shënuar në Kolumbi dhe se tani po përhapet në vende të tjera.

“Që nga identifikimi i tij i parë në Kolumbi në janar 2021, ka pasur disa raporte sporadike të rasteve të variantit Mu dhe disa shpërthime më të mëdha janë raportuar nga vende të tjera në Amerikën e Jugut dhe në Evropë. Megjithëse prevalenca globale e variantit Mu në rastet e renditura ka rënë dhe aktualisht është nën 0.1%, prevalenca në Kolumbi (39%) dhe Ekuador (13%).

Varianti Mu në Amerikën e Jugut, veçanërisht me bashkë-qarkullimin e variantit Delta, do të monitorohet vazhdimisht” tha OBSH në deklaratën e saj.

Kujtojmë që deri më tani qarkullojnë disa variante të Covid, siç janë: variant Alpha, e regjistruar për herë të parë në Kent, Beta në Gamma, Delta e cila tani po qarkullon në 170 vende, ndërsa Mu është varianti i pestë, mbi të cilin vijojnë studimet.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE gjithë bota po përballej me valën shkatërruese të pandemisë! Ndodh e paimagjinueshmja, ky shtet shënon vlera rekord të rritjes ekonomike
Artikulli tjetërRefuzon sërish Albin Kurtin/ Kryeministri Rama shfaqet përsëri në krah të Aleksandër Vuçiç