E gjithë bota po përballej me valën shkatërruese të pandemisë! Ndodh e paimagjinueshmja, ky shtet shënon vlera rekord të rritjes ekonomike

Shumica e vendeve të botës kanë pësuar një rënie të konsiderueshme të ekonomisë gjatë kohës që bota ishte e zhytur në pandemi dhe izolim. Por, krejt ndryshe ka ndodhur me ekonominë e Indisë që shënoi rimëkëmbje në shkallë rekorde në tremujorin e dytë të këtij viti, pavarësisht faktit se vendi po përballej me një valë shkatërruese të pandemisë.

Advertisements

Masat më të lehta kufizuese lejuan më shumë veprimtari ekonomike në krahasim me izolimin mbarëkombëtar të vitit të kaluar, shkruan BBC.

Bruto-prodhimi vendor shënoi rritje për hiç më pak se 20.1 për qind për muajt prill, maj dhe qershor në krahasim me vitin e kaluar. Gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, ekonomia e Indisë ishte tkurrur për 24 për qind.

Advertisements

Këshilltari kryesor për ekonomi i qeverisë në Indi, KV Subramanian, tha se në rimëkëmbje ndikuan investimet private dhe shpenzimet për konsum.Përpos këtyre dy faktorëve, në rritje ekonomike ndikuan edhe prodhimtaria dhe ndërtimtaria, sipas Ministrisë së Statistikave.

Pavarësisht shifrës mbresëlënëse, ekonomia e shtetit me popullsinë e dytë më të madhe në botë nuk u rrit aq shumë sa kishte parashikuar Banka Qendrore – 21.4 për qind.

Ekspertët janë optimistë se India do të vazhdojë që të ketë rritje të fuqishme ekonomike, ndonëse disa sektorë të rëndësishëm ende nuk kanë arritur të rimëkëmben. Pavarësisht rritjes, shpenzimet e konsumit ende nuk janë në nivelin e kohës para pandemisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU vendos vaksinimi i detyruar! Studentët shqiptarë ngrihen në protestë
Artikulli tjetërVarianti ri “Mu” i Covid-19, OBSH ngre alarmin