Mediat italiane kanë zbuluar arsyen e vr asjes, copëtimit të trupave të çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho dhe futjes së tyre në valixhe. Sipas hetimeve më të fundit të zbuluara nga prokurorët dhe ekspertët italiane, Kalesha është përle shur me vjehrrit e saj, prindërit e Taulant Pashos, para kri mit ma kabër.
Advertisements
36-vjeçarja me origjinë shqiptare e ndaluar në Firence që nga dhjetori i kaluar për vr asjen e dyfishtë të prindërve të ish-të dashurit të saj, dyshohet se mund t’i ketë ekze kutuar për të parandaluar çiftin që t’i tregonin djalit të tyre se ajo ishte shtatzënë. Dhe jo me të, por me një tjetër burrë. Rrjedhimisht i dashuri i saj, Taulanti do ta kuptonte se ajo e kishte tradhëtuar.
Prokurorja Ornella Galeotti ka konstatuar se Kalesha dyshohet se kishte kryer një ab ort në një spital në Firence në Tetor 2015, disa ditë para zhd ukjes së çiftit Pasho. Mëngjesin e sotëm, gjatë seancës prokurorja Ornella Galeotti paraqiti dokumente të reja, përfshirë raportin e marrjes në pyetje të Taulant Pashos. Ai është shprehur se kurrë nuk e dinte për shtatzëninë e 36-vjeçares, duke mohuar se ai mund të ishte babai, duke qenë se ishte në bu rg.
Advertisements
Hetimet vijojnë ende, ndërkohë që seanca e radhës gjyqësore për Elonën pritet të jetë 29 gushti.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!