Ditën e djeshme Loredana publikoi disa foto nga jugu i Shqipërisë, por vendosi si lokacion ishullin Mykonos që ndodhet në Greqi. Për këtë arsye, Enca e thumboi publikisht në Instastory.
Advertisements
Ajo publikoi një video nga liqeni i Pogradecit, por vendodhjen e vendosi “Brazil”. Më pas shkroi “Ç’Brazil leshi, ku ka si Pogradeci”.
Në një tjetër postim, Enca vazhdoi me thumbat. “Në liqenin e Mykonos. Se u ngatërrova”, shkroi këngëtarja, shoqëruar me emojin e njeriut gënjeshtar.
Advertisements
Pas këtyre thumbave, Loredana ka publikuar një foto tjetër, por këtë herë duke thënë vendodhjen e vërtetë. “Shqipëri”, ka shkruar reperja.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!