Sara Malaj është një nga ish-konkurrentet e “Për’puthen” më të komentuara dhe më të ndjekura në rrjetet sociale. Ajo mori gjithë vëmendjen që në fillim dhe vijoi me të njëjtin ritëm.
Advertisements
Sara vendosi që nga programi të dilte së bashku me Atdhe Xharavinën, me të cilin pati disa takime mjaft romantike. Por njohja e tyre jashtë programit nuk zgjati shumë, pasi i dhanë fund lidhjes pas disa javësh.
Tani që programi ka mbaruar, ajo qëndron pranë fansave të saj përmes postimeve në rrjetet sociale. Së fundmi, Sara ka postuar në “Instagram” disa poza ku shfaqet me rroba banje të bardha.
Advertisements
Malaj shfaqet super seksi dhe ka zbuluar shumë nga tatuazhet që ka të gdhendura në trup. Pozat e saj janë pëlqyer shumë nga ndjekësit, të cilët i kujtojnë Atdheut se çfarë ka humbur.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!