Zemërim kundër Joe Biden: Si i’u la armikut miliarda dollarë armatime?

Eamonn Holmes, gazetar e personalitet televiziv veri-irlandez, u rikthye për pak kohë në televizion, teksa zëvendësoi Alison Hammond në emisionin This Morning, i cili transmetohet në kanalin televiziv britanik ITV në orën 10 paradite. Ai drejtoi emisionin bashkë me Rochelle Humes, ndërkohë që patën të ftuar gazetarët Mattheë Ëright e Julia Hartley-Breëer, për të diskutuar titujt e mëngjesit rreth krizës në Afganistan. Megjithatë, sulmoi gjithë zemërim presidentin amerikan Joe Biden pas lajmeve se talibanët kanë në duar arsenalin e armëve të lënë pas nga SHBA.

Advertisements

‘A mund të më shpjegojë dikush, ju lutem, se si i lanë pas jankitë armatime me vlerë 62 miliard paund’, pyeti Holmes.

‘Kjo është një histori tepër konfuze’, u përgjigj Ëright. ‘Kam folur me ushtarakë, me politikanë, njerëz nga e djathta dhe e majta, askush nuk mundet ta shpjegojë se si përfunduam në këtë situatë’.

Advertisements

‘Trump dhe Biden vendosën afate të pamundur, talibanët nuk kanë bërë asnjë lëshim, asnjë fije peri. Ne i lamë talibanët në pozita pafundësisht më të mira nga sa kanë qenë ndonjëherë. Duke u tërhequr krijuam një vakuum për terrorizmin dhe tani kemi krijuar një vakuum për terrorizmin me armë në vlerë miliarda paund. Është çmenduri’.

Holmes vërejti: ‘Shihni historinë e luftërave, Julia. Churchill i mbyti anijet francez kur Franca u pushtua nga nazistët. Ideja është që ky lloj malli hidhet në erë, digjet, nuk i lihet armikut’.

‘Dhe kini parasysh që Donald Trump e arriti këtë marrëveshje 18 muaj më parë, në marrëveshjen e paqes me talibanët në shkurt 2020, pra e dinin që do të largoheshin’, ra dakord Hartley-Breëer.

‘Pastaj u zgjodh Joe Biden dhe edhe ai donte largimin nga Afganistani, ai e çoi afatin më 31 gusht. Kanë pasur kohë, ndoshta jo shumë, por patën kohë për t’i lëvizur, kjo është e jashtëzakonshme. Jam dakord me Mattheë, është çmenduri, ose duheshin larguar, ose shkatërruar’.

‘Fakti që talibanët tani kanë më tepër helikopterë Black Haëk se 85% e vendeve të botës, përfshirë shumicën e aleatëve tani, është sinqerisht i tmerrshëm’, vuri në dukje ajo.

‘Kam dëgjuar disa njerëz që thonë se ata nuk i kanë aftësitë për t’i përdorur. Dakord, por mund t’ua shesin me një çmim të lartë vendeve që munden dhe kjo është shumë shqetësuese. Tani e dimë që Britania përballet me kërcënime më të mëdha terroriste nga ç’ka qenë për shumë vite’.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI vendosi vëllait ṭriṭol për të ikur në azil në Francë, Gjykata merr vendimin për Alfred Debreshin (FOTO)
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Lëkundje të fuqishme tërmeti, ja epiqendra