“G-classi” me 172 km/h, policia pezullon 10 patenta në pak orë (Video)

Kanë vijuar kontrollet e policisë rrugore gjatë orëve të vona të natës në autostradën Tiranë-Durrës. Gjatë këtij kontrolli janë ndëshkuar dhjetëra shoferë për mosrespektim të kodit rrugor.

Advertisements

Sipas policisë, në 5 orë vëzhgim, prej orës 19:00 deri në orën 24:00 në të dy kahet e lëvizjes janë konstatuar drejtues mjetesh me shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 143 km/h deri në 172 km/h, ku në rrugë trafiku ishte ende shumë i lartë.

Si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor janë pezulluar 10 leje drejtimi, për shpejtësi tej normës së lejuar.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, me

Policia Rrugore e Tiranës, po vijon kontrollet me në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Prej orës 19:00 deri në orën 24:00 në të dy kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 143 km/h deri në 172 km/h, ku në rrugë trafiku ishte ende shumë i lartë.

Si rezultat i monitorimit janë pezulluar 10 leje drejtimi, për shpejtësi tej normës së lejuar.

Janë vendosur 22 masa administrative për shpjetësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 2 masa administrative maksimale me vlerë 40.000 lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin rezident në një shtet tjetër.

Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. Në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë, e nga Korca në Berat, si dhe në qendrat kryesore urbane ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparatë fotografik.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRregullat e reja, ja çfarë duhet të dini nëse udhëtoni drejt Italisë
Artikulli tjetërAksidenti me 5 viktima në Qafën e Muzinës, përplasja tangente, s’ka gjurmë frenimi të ‘Land Roverit’! Shoferja: Furgoni ishte me shpejtësi skëterrë, jo unë