Varianti Delta/ A po shkojmë drejt një mbyllje të vendit? Ja përgjigja e Ilir Alimehmetit

Mjeku Ilir Alimehmeti e ka përjashtuar mundësinë që vendi ynë të përballet me një tjetër lockdoën tashmë që një tjetër valë ka filluar për shkak të variantit Delta.

Advertisements

Në një bisedë televizive, mjeku Alimehmeti tha se lockdoën-i është diçka që shërben vetëm në fillim të sëmundjes për të kuptuar çfarë po ndodh, ndërsa më pas duhet bashkëjetesa me sëmundjen, prandaj sipas atij një tjetër lockdoën do të ishte pa kuptim.

“Lockdoën-et janë pjesë e historisë së mesjetës dhe u bënë fillimisht vetëm për të kuptuar çfarë do të ndodhë. Filloi më pas termi bashkëjetesë dhe u kuptua qartë që kjo sëmundje nuk zhduket. Evito rastet e rënda përmes vaksinimit. Disa njerëz nuk vaksinohen dot. Ka njerëz që vaksinat nuk i bëjnë efekt. Kemi parë që asnjë vaksinë nuk është 100%. Duhet fokus i mirë te trajtimi, në mënyrë që të mos shkojmë te rastet e rënda. Rastet po trajtohen më mirë. Lockdoën nuk bën sens, sepse thjesht e shtyn në kohë valën për aq sa javë do e mbajmë. Nuk është më fokusi te rastet e reja”, u shpreh mjeku.

Advertisements

Më tej, mjeku theksoi se nuk do të ketë një zhdukje totale të virusit asnjëherë, ndërkohë ai vlerësoi faktin që në Shqipëri ka një rënie të rasteve të rënda me Covid-19.

“Jemi në një vale pandemie. Kemi një rritje të ngadaltë. Këtë lloj ecurie ka pasur dhe Serbia. Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë pasur rritje më të madhe. Tek ne nuk erdhi. Pati një ndarje të kurbave mes rasteve të reja dhe shtrimeve në spital. Presim që kjo të ngadalësojë dhe të bjerë me kohën. 6 muaj më parë kur kishim 600 raste, nuk kishim 2-3 humbje jete në ditë apo 96 të shtruar, por kishim mbi 600 të shtruar dhe kishim 20 humbje jete në ditë.

Kushdo që na dëgjon e mban mend sirenën e ambulancës. Rastet e rënda janë më pak sesa në shkurt. Këtu është punë e mirë e bërë sepse rastet e rënda janë ulur. Kjo po merr drejtimin drejt gripit. Po merremi me rastet e reja. Nuk do të ketë një zhdukje totale asnjëherë. Covid-19 do të kthehet në një virus shumë të lehtë. Do futet te grupi i gripit sezonal. Personat e brishtë, të sëmurë, të moshuar duhet patjetër t’i drejtohen vaksinimit. Nëse ke një adoleshent me sëmundje të rënda patjetër që duhet t’i drejtohet vaksinimit”, tha Alimehmeti.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakImuniteti natyral apo vaksina? Ja kush mbron më shumë nga varianti Delta
Artikulli tjetërU tha se ishte në lidhje me bjonden bukuroshe, reagon Butrinti(Foto)