Një tërmet me magnitutë 4.1 ballë të shkallës rihter ka goditur në orët e para pas mesnatës Greqinë.
Advertisements
Epiqendra e tërmetit është regjistruar 21 kilometra në juglindje të Korintit. Thellësia e saj fokale ishte 5 kilometra.
Tërmeti u ndje në shumë zona të Atikës, ndërsa Loutraki, e cila ishte më pranë epiqendrës ndjeu tronditje më të forta.
Advertisements
Për fat të mirë, Tërmeti ishte i lehtë, sipërfaqësor, pa raportime për të lënduar apo dëme të mëdha.
Tërmeti i parë, që ishte dhe më i fuqishmi u ndoq nga dy të tjerë, me magnitutë 2.2 dhe 1.2 të shkallës rihter dhe thellësia fokale ishte 5 km.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!