Shtrëngimi i masave kundër Covid-19 për të hyrë në Kosovë ka shkaktuar radhë të gjata kilometrike në Rrugën e Kombit në drejtim të Kosovës.
Advertisements
Sipas Klan News këto janë pamjet që vijnë nga autostrada e Rrugës së Kombit, ku radha e automjeteve ka shkuar në 5 kilometra.
Mësohet se dhjetra qytetarë shqiptarë nuk kanë mundur të hyjnë në Kosovë gjatë të hënës sepse autoritetet kufitare kosovare u kërkuan qytetarëve dëshminë e vaksinimit anti-Covid me të paktën një dozë ose testin PCR apo antigen negativ.
Advertisements
Në të kundërt ata duhet të karantinohen për 7 ditë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!