Blogerja e njohur, Armina Mevlani, prej vitesh është në një lidhje dashurie me djalin e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berishën. Çifti shpesh pyeten nëse do të ketë një ceremony martese, pasi po bëjnë së bashku rreth një dekadë.
Advertisements
Një pyetje e tillë i është parashtruar së fundmi Arminës dhe ajo nuk ka hezituar t’i përgjigjet.
Advertisements
“Po dasmë kur do kemi?”, e ka pyetur ndjekësja në Instagram.
“Kemi pritur deri tani dhe e kemi marrë me qetësi sepse në një moment pandemie nuk ka qenë koha e duhur për ta shijuar siç duhet.
Nuk kemi urgjencë sepse në fund të fundit është festë. Dhe ne kemi plot gati 9 vite bashkë”, është përgjigjur blogerja./abcnews.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!