Covid-19 në Shqipëri/ MSH nxjerr të dhënat, ja sa raste të reja dhe humbje jete u regjistruan gjatë 24 orëve në vendin tonë

TIRANË
Ka shënuar një rënie të ndjeshme kurba e infektimeve nga koronavirusi në vendin tonë.

Advertisements

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 486 persona, nga 768 që ishin një ditë më parë.

Ndërkohë, kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm edhe 3 të infektuar, duke e çuar në 2,495 numrin total të vi ktimave që nga nisja e pandemisë.

Advertisements

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Vaksinihuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fat alitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 4,532 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 486 qytetarë, në këto bashki: 140 raste në Tiranë, 51 raste në Vlorë, 32 raste në Durrës, 27 raste në Fier,

24 raste në Lezhë, 19 raste në Elbasan, 17 raste në Shkodër, 15 raste në Berat, 13 raste në Vau i Dejes, 10 raste në Kukës, Kurbin, Kavajë, Lushnje, Korçë, Kuçovë, 9 raste në Peqin, 8 raste në Gramsh,

7 raste në Krujë, 6 raste në Tropojë, Divajkë, 5 raste Malësi e Madhe, Kamëz, Sarandë, 3 raste në Shijak, Dibër, Bulqizë, Librazhd, 2 raste në Pukë, Fushë- Arrëz, Mirditë, Vorë, Rrogozhinë, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë, Skrapar, 1 rast në Has, Patos, Këlcyrë, Memaliaj, Devoll, Poliçan, Prrenjas.

Aktualisht janë 9,506 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 97 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me Covid19 tre qytetare: një qytetare 63 vjeç nga Elbasani, një qytetare 80 vjeç nga Berati dhe një qyetetare 92 vjeç nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 207 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133,332 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 486

Të shëruar në 24 orë 207

Të shtruar në spitale 97

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 4,532

Testime totale 1,040,124

Raste pozitive 145,333

Raste të shëruara 133,332

Raste Aktive 9506

Humbje jete 2,495

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3399

Shkodër 1625

Vlorë 897

Durrës 742

Fier 709

Lezhë 528

Elbasan 472

Berat 330

Gjirokastër 261

Korçë 237

Kukës 165

Dibër 141

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDitët ‘përvëluese’ drejt fundit? Ju njohim me parashikimin e motit për 5 ditët e ardhshme (foto)
Artikulli tjetërPublikohen listat, këto janë 11 sekretarët që ka zgjedhur Partia Demokratike për përfaqësim në këtë 4 vjeçar