Nedim Bajrami është prurja e re e Edy Rejas në Kombëtare. CAS në Lozanë ka rrëzuar FIFA-n, me lojtarin që mund të debutojë me Shqipërinë qysh në ndeshjen me Poloninë në transfertë. Fantazisti i Empolit u bllokua nga FIFA sepse ka luajtur me Zvicrën U-21, ndërsa FSHF merr një lajm të madh nga apelimi në CAS.
Advertisements
Në konferencën e djeshme për shtyp, trajneri Reja njoftoi se e hëna ose e marta do ishte dita e përgjigjes vendimtare, ndërsa mesa duket një gjë e tillë ka qenë pozitive.
Shqipëria është grumbulluar në Poloni, aty ku të enjte luan me vendasit për kualifikueset e Botërorit 2022. Veç polakëve, kuqezinjtë përballen në 5 dhe 8 shtator me Hungarinë dhe San Marinon në “Elbasan Arena”.
Advertisements
Reagimi i FSHF:
Nedim Bajrami është tashmë zyrtarisht pjesë e Kombëtares shqiptare. Federata Shqiptare e Futbollit prej disa muajsh kishte nisur procedurat për të bërë të mundur aktivizimin e Bajramit me Shqipërinë por pas refuzimit të parë nga organet ndërkombëtare, Drejtoria Juridike e FSHF ju drejtua Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.
Pas përgatitjes së dosjes voluminoze, me të gjithë dokumentacionin e duhur, konsultimit me ekspertët më të mirë të drejtësisë dhe shumë orëve punë, Federata Shqiptare e Futbollit arriti të triumfojë në CAS duke arritur të sigurojë shërbimet një lojtari që do ta ndihmojë shumë skuadrën tonë Kombëtare sicc është shprehur edhe trajneri Edoardo Reja.
Gjyqi i dytë ndërkombëtar që fiton Federata Shqiptare e Futbollit, kjo padiskutim një arritje shumë e rëndësishme për institucionin e futbollit në vend, që tregon se duke përgatitur procese të rregullta dhe punuar në mënyrë serioze, drejtësia triumfon, ashtu sicc ishte rasti i gjyqit ndërkombëtar për ndeshjen Serbi-Shqipëri.
FSHF i uron mirë se ardhjen Nedim Bajramit dhe i uron suksese të mëdha me fanellën e shenjtë kuqezi.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!