“Aromë vjeshte”, kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet të jetë moti për ditët në vijim

Pas një vere të nxehtë po mbërrijmë kështu drejt vjeshtës meteorolgjike e cila do të nisë këtë javë. Kjo nuk do të thotë që ditëve buzë detit i erdhi fundi, gjë të cilën e dëshmojnë temperaturat e pritshme si më poshtë.

Advertisements

Gjatë kësaj jave do të mbizotërojë moti i kthjellët me vranësira hera herës në zhvillim. Reshjet e shiut, të cilat do të prekin zonat veriore e qendrore me intensitet të ulët do ti lenë vendin motit të kthjellët.

Era, do të fryjë nga juglindja e më së shumti nga veriperëndimi e lehtë në tokë e përgjatë bregdetit mesatare. Gjatë ditës së premte era do të jetë e fortë në brigjet e Jonit, çka do të sjellë rritje të dallgëzimit në forcën 4 dhe 5 ballë.

Advertisements

Ju urojmë një javë sa më të bukur, veçanërisht ju që ende nuk keni mundur të pushoni!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, 30 gusht 2021
Artikulli tjetërMe të pasmet në sfond, ish-konkurrentja e “Për’puthen +40”: Lër të tjerët … (FOTO)