foto ilustruese
Advertisements
Shtetasit Sentiljan Sharka, Orjald Mema dhe Ergi Koriçi u arrestuan ditën e snga policia e Lushnjës për kundërshtim të punonjësit të policisë shtetasit.
Këtapersona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen “Kongresi i Lushnjës” nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të Policisë për shoqërimin e tyre në Komisariat duke e kundërshtuar me dhunë.
Advertisements
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë: DVP FLushnjë/Vihen në pranga 3 shtetas për kundërshtim me dhunë të punonjësit të Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, të shtetasve S. Sh., 28 vjeç, O. M., 28 vjeç dhe E. K., 24 vjeç, banues në Qerret, Lushnjë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen “Kongresi i Lushnjës” nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të Policisë për shoqërimin e tyre në Komisariat dhe kanë kundërshtuar me dhunë gjatë ushtrimit të detyrës punonjësit e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!