foto ilustruese
Advertisements
457 qytetarë afganë kanë mbërritur në vendin tonë, vetëm këtë javë si rezultat i pesë fluturimeve. 182 prej tyre kanë mbërritur vetëm mëngjesin e ditës së sotme me 2 avionë, ku u pritën në Rinas nga zv.ministrja e Punëve të Jashtme, Megi Fino.
Mësohet se 108 prej qytetarëve që erdhën sot u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës.
Advertisements
Top Channel ka mundur të sigurojë pamje nga momentet kur fëmijët e qytetarëve afganë janë zgjuar në një tjetër realitet dhe shihet teksa luajnë të qetë e të lumtur në oborret e konvikteve.
Policia e ka rrethuar zonën më shirit në mënyrë që qytetarë të tjerë të mos hyjnë në këtë hapësirë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!