E pazakontë/ Qytetari mori pesë doza të vaksinave, kapet teksa ishte gati të merrte të 6-tën

Neal Browning receives a shot in the first-stage safety study clinical trial of a potential vaccine for COVID-19, the disease caused by the new coronavirus, Monday, March 16, 2020, at the Kaiser Permanente Washington Health Research Institute in Seattle. Browning is the second patient to receive the shot in the study. (AP Photo/Ted S. Warren)

BRAZIL– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Brazil. Autoritetet e Rio de Janeiro po hetojnë sesi një qytetar arriti të marrë pesë doza të tre vaksinave të ndryshme kundër Covid.

Advertisements

Ai u kap teksa ishte në përpjekje që të bënte dozën e gjashtë të vaksinës.

Sipas të dhënave zyrtare, burri ende i paidentifikuar filloi të marrë vaksina kundër COVID-19 në muajin maj, pastaj vazhdoi në qershor dhe korrik, derisa stafi e kuptoi në stacionin e vaksinimit, kur burri u përpoq të merrte dozën e gjashtë.

Advertisements

Raportet e marra nga mediat braziliane tregojnë se burri së pari mori vaksinën Pfizer më 12 maj, pastaj Astrazeneca më 5 qershor. Tjetra ishte doza e Sinovacut më 17 qershor, pas së cilës braziliani shkoi për dozën e dytë të Pfizer më 9 korrik dhe përfundoi “maratonën” më 21 korrik, gjithashtu me Sinovacun.

Ka nisur hetim nga Departamenti i Shëndetit në Komunën e Rios për të mësuar se si është e mundur të ndodhë një gjë e tillë.

“Rasti është duke u hetuar në mënyrë që të përcaktohet nëse ka pasur një gabim gjatë regjistrimit në sistem apo ndonjë parregullsi tjetër”, thuhet në raportin e Departamentit të Shëndetit Komunal.

BURIMI: Bruselesstime.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTë shtëna me armë zjarri në kryeqytet, dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë
Artikulli tjetërPamje të rënda/ Publikohet video e aksidentit të frikshëm në Lezhë-Milot, kush ishte 38-vjeçari që ndërroi jetë tragjikisht ditën e djeshme (emri+foto)