Policia ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur mesnatën e së enjtes ku një sasi eksplozivi ka shpërthyer në mjetin në pronësi të shtetasit Elton Debreshi, ish-kandidat për deputet, aktualisht Kryetar i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës.
Advertisements
Sipas policisë autori është i vëllai i tij 29-vjeçar nga Bulqiza, i cili ka vendosur lëndën plasëse në mjetin tip Mercedes Benz.
Nuk dihet nëse dy vëllezërit kishin konflikte me njëri tjetrin, por nga profili në Facebook i Alfred Debreshit, nuk lihet të kuptohet se ai kishte mosmarrëveshje me të vëllanë.
Advertisements
Në rrjetin social nuk mungojnë foto të Alfred Debreshit me të vëllanë, e po ashtu ai i ka dhënë zë edhe kauzës së Elton Debreshit për mbrojtjen e të drejtave të minatorëve. Nuk dihen ende motivet që e çuan Alfred Debreshin t’i vendoste tritol makinës së Elton Debreshit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!