Erdhën pas mesnate në Tiranë, 154 afganët strehohen në Qytetin Studenti, ruhen në perimetër sigurie dhe me forca policie(Foto)

154 shtetas afganë, gra, burra dhe fëmijë të vegjël mbërritën ën Shqipëri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ata u pritën nga vetë kryeministri Rama, ambasadorja e SHBA Kim dhe ministrja Xhaçka.

Advertisements

Menjëherë, ata janë transportuar me masa të rrepta sigurie nga Aeroporti i Rinasit, drejt Tiranës, në rezidencat e Qytetit Studenti ku do të qëndrojnë përkohësisht. Nga pamjet e shkrepura paraditen e sotme atje, ata shihen në oborrine godinës ku qëndrojnë bashkë me fëmijët e tyre.

Në sy bien dhe masat e rrepta që ka marrë Policia, duke siguruar zonën me perimetër sigurie për të shmangur ndonjë incident të mundëshëm. Të pranishme aty janë dhe vetë Forcat e Policisë së Shtetit.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMasat e reja anti-covid në Greqi: Të vaksinuarit do të ndahen nga të pavaksinuarit, por si?
Artikulli tjetërI vuri eksploziv të vëllait ish-kandidat për deputet, ja çfarë publikonte në “Facebook” Alfred Debreshi