Afganët e radhës do të strehohen në konviktet e ‘Qytet Studentit’/ Ja kur pritet të mbërrijnë në aeroportin “Nënë Tereza”

150 shtetasit e radhës nga Afganistani që do të strehohen në Shqipëri pritet të mbërrijnë në vendin tonë këtë të premte në orën 23:00.

Advertisements

Një tjetër grup pritet të mbërrijë rreth orës 01:00 pas mesnate. Këta shtetas do të strehohen fillimisht në konviktet e ‘Qytet Studentit’ dhe më pas pritet të akomodohen në hotele.

Pasagjerët do të priten në pistë nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka si dhe nga Ambasadorja Yuri Kim.

Advertisements

Në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë mbërritur në vendin tonë shtetasit e parë afganë që do të strehohen në Shqipëri për të paktën një vit.

Ata u pritën në Rinas nga Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, me këtë të fundit që falenderoi Shqipërinë për pmikpritjen e treguar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLAJMI I FUNDIT/ Dy avionë me afganë nisen drejt Shqipërisë, ja kur pritet të mbërrijnë në aeroport
Artikulli tjetërKy është fati i secilës shenjë të horoskopit, që i përndjek përgjatë gjithë jetës