Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme pranoi edhe njëherë se jo gjithçka shkon vaj në marrëdhëniet me qeverinë e Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti pas përplasjeve për nismën e “Ballkanit të Hapur”, ku Prishtina është pozicionuar hapur, kundër. Megjithatë, pavarësisht kësaj, Rama tha se ne do të punojmë me përkushtim me qeverinë e Kosovës për projektet mes dy vendeve.
Advertisements
“Duhet një qasje dhe cilësi e re në marrëdhëniet me Kuvendin e Kosovës, duhet të jemi shumë më të pranishëm në Prishtinë për të diskutuar atje për të ndarë opinione në interes të dy shteteve dhe do i ftojmë shumë më tepër ata.
Me qeverinë e Kosovës gjërat nuk shkojnë vaj dhe mosdakordësia për “Ballkanin e Hapur” ka marrë një peshë të pamerituar në këtë mes, por ne do të punojmë me përkushtim që me qeverinë e Kosovës të kemi marrëdhënie sa më vëllazërore duke u përkushtuar në ato punë dhe drejtime që na bashkojnë dhe duke trajtuar me durim mosdakordësinë për “Ballkanin e Hapur” që është zgjedhje e drejtë për të ardhmen e këtij vendi dhe rajoni ku sa më shumë të hapemi dhe ndërveprojmë aq më shumë do të forcohemi në funksion të perspektivës europiane.
Advertisements
“Ballkani i Hapur” në bën më të fortë si Shqipëri dhe faktor shqiptar” tha Rama./ db/Abcnews.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!