Edhe pse ende nuk ka dalë një ekspertizë përfundimtare lidhur me aks identin tr agjik me 5 të vdekur, të ndodhur në Qafë-Muzinë, në rrjet janë shpërndarë disa versione të shkaqeve të përplasjes fatale.
Advertisements
Në një debat në rrjetet sociale, është përfshirë edhe Drejtori i Drejtorisë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe. Teksa qytetarë të shumtë komentonin për dhënien e patentave, Blendi Gonxhe, nuk ka hezituar që të publikojë patentën e vajzës e cila udhëtonte me mjetin tip “Land Rover” dhe që u përpla s me furgonin ku ishin vi ktimat.
Gonxhe heq përgjegjësinë nga institucioni që ai drejton dhe nga Ministria e Infrastrukturës, duke thënë se patenta e vajzës është dhënë nga autoritetet italiane. Pavarësisht se patenta është një dokument me të dhënat personale të personit posedues, Gonxhe e ka nxjerrë atë publikisht në mënyrë që të shmang akuzat që vinin ndaj tij dhe ndaj ministres Belinda Balluku.
Advertisements
Komentuesit më tej i kanë tërhequr vërejtje Gonxhes për publikimin e patentës së vajzës, por ai është justifikuar duke thënë se patenta kishte disa orë që qarkullonte në rrjet.
Lidhur me aksidentin sot është arrestuar shoferja Rexhina Çelhaka, 22-vjeçare.
Sipas asaj që raporton policia, 22-vjeçarja, duke drejtuar makinën e saj “Land Rover”, në aksin rrugor Muzinë-Jorgucat, është përpl asur me një furgon me drejtues Bardhi Prodo., 51 vjeç dhe për pasojë mjeti furgon ka rënë disa metra poshtë rrugës.
Policia konfirmon se pesë persona humbën jetën, pasi furgoni ra në humnerë.
Vi ktimat janë shoferi i furgonit, Bardhi Prodo, 51 vjeç dhe një çift të moshuarish Fiqiri dhe Drita Korçari, përkatësisht 77 dhe 72 vjeç, banues në Tiranë të cilët ishin pasagjerë. Ndërkohë, policia konfirmon se kanë humbur jetën, po ashtu Tetiana Fediaieva, 48 vjeçe, banuese në Ukrainë dhe Olesandr Fediaieva, 53 vjeç, banues në Ukrainë.
Gjithashtu, kanë mbetur të plagosura katër vajza, mes tyre edhe shoferja e mjetit “Land Rover”. E vetmja e mbijetuar, e cila ndodhej në furgon është Greta Daberdini, 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
E vetmja e mbijetuar, e cila ndodhej në furgon është Greta Daberdini., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, lë ndime ka marrë edhe shoferja e “Land Roverit”, Rexhina Çelhaka edhe dy të reja Ana Koskovila, 23 vjeçe dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe, banuese në Itali, të cilat ishin pasagjere në mjetin e saj.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!