Kush është më e rrezikshme, të infektohesh me Covid-19 apo të vaksinohesh? Ja çfarë thotë zbulimi i fundit

Një rishqyrtim madhor i vaksinave ka treguar që dozat e vaksinave AstraZeneca rrisin rrezikun e mpiksjeve të gjakut dhe shkaktojnë një tjetër gjendje serioze që mund të shkaktojë gjakderdhjen.

Advertisements

Por studimi gjeti se rreziku i këtyre problemeve pas infeksionit me koronavirus ishte shumë më i lartë.

Ekipi i udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit gjeti një rritje të rrezikut për goditje në zemër pas vaksinës Pfizer – por sërish shumë më të ulët se sa shkalla pas infeksionit, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Advertisements

Ekipi deklaroi sërish që vaksinimi kishte përfitime “substanciale”.

Një 44 vjeçare humbi jeten në maj pasi kishte kokdhimbje një javë pasi kishte marrë dozën e parë. Ajo vuajti nga mpiksjet e gj akut në tru.

Hulumtuesit kanë thënë që kanë shikuar regjistrat nga më shumë se 29 milionë njerëz që kishin marrë dozën e parë të Covidit mes dhjetorit dhe prillit, e të cilët ishin në të katërdhjetat, e po ashtu edhe afërsisht 1.8 milionë njerëz që ishin infektuar me virus.

Studimi shikoi komplikimet e marrjes së vaksinës dhe të infektimeve.

Aty u gjet se për çdo 10 milionë njerëz të vaksinuar me AstraZeneca a) 107 persona shtesë do të hospitalizoheshin ose humbnin jeten nga trombocitopenia, që mund të shkaktojë gja kosje të brendshme dhe hem orragji, por që ishte nëntë herë më e ulët se rreziku pas infeksionit dhe që b) 66 shtesë do të hospitalizoheshin ose humbnin jeten nga mpiksjet e gj akut në vena, por që ishte 200 herë shkallë më e ulët se ajo prej infeksionit.

Për çdo 10 milionë njerëz të vaksinuar me Pfizer, aty u gjet se 143 njerëz do të pësonin sulm në zemër, por që ishte 12 herë shkallë më e ulët se ajo pas infeksionit me Covid

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Jam super entuziaste”/ Kush do e drejtojë “Per’puthen”, Bora Zemani i jep lajmin ndjekësve
Artikulli tjetërCilat janë masat e reja anti-Covid që pritet të merren, nga ‘shtrëngimi’ i orës policore e deri te shtyrja e vitit të ri shkollor