Lajmi fundit/ Covid-19 ‘mbërthen’ Kosovën, 16 persona kanë humbur jetën dhe gati 3.000 raste të reja në 24 orët e fundit

KOSOVË

Advertisements

Kosova ka regjistruar sërish shifra të larta të infektimeve me Covid-19.

Sipas Ministrisë së Shënmdetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2098 raste të reja ndërkohë që 16 qytetarë kanë humbur betejën ndaj Covid-19.

Advertisements

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 780.637 doza të vaksinës ndërkohë që numri total numri i rasteve aktive është 25.407.

Njoftimi I plotë:

27 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.862 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 780.637 doza të vaksinës.

Deri më sot 261.818 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 12.564 testime, 2.098 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 16 raste të humbjes se jetes. Sot janë shëruar 1.614 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 111.400. Në total numri i rasteve aktive është 25.407.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“S’më vjen keq, puna është punë “/ Ish-ministri bëhet shpërndarës picash në Gjermani
Artikulli tjetërI fundit/ Greqia nuk gjen qetësi nga lëkundjet e tokës, ja ku e kishte epiqendrën tërmeti i para pak minutave