Meteorologia Adiola Bami, në një lidhje të drejtëpërdrejtë me studion e lajmeve të FaxNews, ka folur mbi situatën meteorologjike në vend përgjatë ditëve në vijim.
Advertisements
Meteorologia shprehet se ditën e shtunë do të ketë një mot me diell dhe rritje të vlerave termike, ndërkohë që ditën e diel do të ndryshojë tabloja e motit.
Të dilën pritet një ulje e vlerave termike, me vranësira dhe reshje të pakta në pjesën veriore dhe qëndrore të vendit, ndërkohë që jugu i vendit do të ketë një mot të kthjellët. Për sa i përket 10 ditëshit të parë të muajit shtator, Bami u shpreh se pritet të kemi një mot të qëndrueshëm me temperatura deri në 32 gradë celcius, megjithatë nuk përjashtohet 2 ose 3 ditë me vranësira dhe reshje shiu.
Advertisements
“Kemi patur rënie të temperaturave vetëm gjatë natës edhe mëngjesit, ku vlerat minimale kanë zbritur në 10 ose 11 gradë celcius, ndërsa maksimumi ka zbritur edhe në 29-30 gradë celcius.
Presim që këto vlera termike të mbeten edhe sot. Presim që ditën e shtunë të kemi një rritje të lehtë të vlerave termike, pasi gjatë ditës së shtunë do të kemi më shumë diell, kryesisht kthjellime, edhe pse do të kemi shfaqje të vranësira nuk do të kemi reshje.
Dita e diel ndryshon tablonë e plotëtë motit , duke qenë se do të kemi prezencë të vranësirave duke sjellë rreshje të pakta në zonat veriore dhe qëndrore, duke lënë jugun e vendit me kthjellime.
Dy ditët e fundit të muajit gusht që përkojnë dita e hënë dhe e martë do të jenë me kthjellime dhe vranësira kalimtare dhe termometri do të ngjitet në 31-32 gradë celcius.
Presim që 10 ditëshi i parë i muajit shtator të kemi mot të qëndrueshëm dhe temperaturat ngjiten në mbi 34-gradë celcius. Sigurisht do të kemi dy tre ditë që do të ndjejmë vjeshtëmn e vërtetë, me ulje temperaturash, vranësira dhe rreshjesh, por pjesa tjetër e 10-ditëshit të parë do të jetë me mot të qëndrueshëm“, tha Bami.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!