Frymëzuese/ Ky është mjeku shqiptar që vjen nga Amerika dhe viziton falas bashkëfshatarët e tij në Fishtë

Sipërmarrësi Altin Prenga përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se doktor Angjelin Shtjefni gjatë ditëve në vijim do të bëjë vizitat e rradhës vullnetarisht për banorët e fshatit Fishtë.

Advertisements

Duke filluar nga dita e nesërme nga ora 9:00 deri në ora 12:00, në qendrën mjekësore të fshatit do të ketë konsultime rreth parandalimit të infektimeve nga Covid dhe për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Advertisements

“Njoftojmë gjithë banorët e fshatit Fishtë se edhe këtë vit doktor Angjelin Shtjefni do beje vizitat e rrallës vullnetarisht per bashkëfshatarët.

Nesër nga ora 9:00 deri në ora 12:00 konsultime rreth parandalimit te semundjve infective (Covid) mjekimi dhe parandalimi i semundjeve cardiovaskulare dhe diabetit! Etj”, shkruan ai.

Doktor Angjelin Shtjefni është larguar prej vitit 1996 nga Shqipëria për në SHBA, por pushimet verore pelqen t’i kalojë në vendlindje, pak metra nga shtëpia ku ka lindur Gjergj Fishta, në fshatin Fishtë në Lezhë.

Çdo vit ai zhvillon konsulta falas për bashkëfshatarët e tij.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEdi Rama bën bashkë të rinj dhe të vjetër, shtron darkë në Pallatin e Brigadave për mandatin e tretë: Marrin pjesë ministra e deputetë
Artikulli tjetër‘Kreu marrëdhënie me dhunë’/ Denoncimi i vajzës pesë vite më të vogël që çoi në pranga 31-vjeçarin në Tiranë