Kryeministri Edi Rama mësohet se do të mbledhë mbrëmjen e sotme në Pallatin e Brigadave deputetë dhe ministra, shkruan newsbomb.al. Darka që do të mbahet në orën 19.00, do të jetë një takim për mandatin e tretë.
Advertisements
Të pranishëm do të jenë deputetë dhe ministra mandati i të cilëve ka përfunduar, si dhe deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Të rinj dhe të vjetër do të bëhen bashkë për të diskutuar për bilancet e qeverisë së kaluar dhe objektivat e qeverisë së re.
Dy ditë më parë kryeministri Rama në një deklaratë për mediat me të gjithë anëtarët e kabinetit, njoftoi se javën që vjen do të prezantohet qeveria e re, për mandatin e tretë qeverisës, shkruan newsbomb.al. Po atë ditë, Rama tha se mjekja Najada Çomo kishte dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit për shkak të situatës me Covid.
Advertisements
Disa orë me vonë dhe zv.kryeministri Erion Braçe bëri një shkrim ku la të kuptohej se nuk do të ishte pjesë e kabinetit të ri.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!