Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi ka humbur një njeriun e tij të afërt në aksidentin tragjik që ndodhi ditën e sotme në Qafë-Muzinë.
Advertisements
Bëhet fjalë për shoferin e furgonit, Bardhi Proda, që sipas Flamur Golemit e ka bërë këtë rrugë 20 vite rresht dhe nuk ka bërë kurrë një gabim në timon.
Hetimet do zhbardhin shkaqet e ngjarjes, që me siguri do harrohet, thotë Golemi më tej. Ai bën thirrje qytetarëve ‘që t’i thërrasin mendjes’ kur janë në timon.
Advertisements
Golemi ka dhe një urim për shërim të shpejtë për të gjitha vajzat e lë nduara në aksident, ndërkohë ai i shpreh dhe ngushëllimet e tij familjeve të 5 viktimave.
“Pa fjalë nga çfarë ndodhi sot në Muzinë, ku sa hap e mbyll sytë u këputën 5 jetë në një aksident tr agjik. Pesha e dhimbjes është e rëndë për këdo që dëgjon një lajm të kobshëm si ky. Shumë më shumë për mua që humba të afërmin tim, Bardhin, shoferin fatkeq që e bënte atë rrugë për gati 20 vjet e kurrë nuk bëri një gabim në timon. Hetimet do të zbardhin të vërtetën e ngjarjes, që me siguri do të harrohet si shumë të tjera. Por ajo që duhet përsëritur vazhdimisht e vazhdimisht nga të gjithë ne, është një apel i thjeshtë: Mos rrezikoni jetën tuaj kur jeni në timon dhe as të të tjerëve që kalojnë në rrugë. Thirrini mendjes, qoftë me shpejtësinë, parakalimet e gabuara apo deri te përdorimi i celularit. Ngushëllime familjes Proda, familjes Korçari dhe Fediaieva. Shërim të shpejtë edhe për vajzat që morën lë ndime!”, shkruan Golemi.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!