EMRI/ Mes viktimave të aksidentit tragjik, ky është shoferi që vdiq bashkë me pasagjerët në Qafë Muzinë

Ndërkohë që ka shkuar në pesë numri i viktimave të aksidentit tragjik në Qafë Muzinë, abcnews.al ka zbardhur emrin e shoferit të furgonit ku ndodhi tragjedia. Mësohet se bëhet fjalë për Bardhi Prodon, i cili bënte linjën Tiranë-Sarandë dhe anasjelltas.

Advertisements

Siç bën me dije për abcnews.al shefi i Zjarrfikësës së Dropullit, Alqi Kosta, viktimat janë dy gra dhe tre burra. Në furgon sipas tij ishin gjithsej pesë persona, katër pasagjerë dhe shoferi, të cilët kanë vdekur të gjithë.

Advertisements

Dy prej viktimave janë zënë poshtë nga furgoni duke mos patur asnjë shans, ndërsa tre të tjerët dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të traumave të pësuara.

Dëshmitarë të aksidentit u bënë mjaft udhëtarë të rrugës Gjirokastër-Sarandë, një ndër më të frekuentuarat gjatë kësaj periudhe.

Ashtu siç raportuam më herët, policia konfirmon se furgoni ra nga lartësia në një greminë pasi u përplas nga një makinë fuoristradë sipas “Land Rover”, e drejtuar nga shtetasja me inicialet R.Ç.

Makina “Land Rover” ishte me shpejtësi të madhe dhe furgoni ta tentuar ta shmangë, megjithatë fuoristrada e përplasur duke e hedhur në greminë. /abcnews.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZbardhet dinamika e aksidentit të rëndë në Gjirokastër/ Furgoni u pëṙplas me “Land Rover”-in që drejtohej nga një grua, dyert u pṙenë me sharrë elektrike për nxjerrjen e të ṿḋekuṙve
Artikulli tjetërPamje të trishta nga aksidenti në Gjirokastër/ Momenti kur qytetarët përpiqen të nxjerrin pasagjerët e bllokuar furgon (VIDEO)