Trajeneri Reja merr përgjigje negative, Xhaka i thotë “JO” Kombëtares Shqiptare!

Mesfushori i Baselit i është përgjigjur negativisht ftesës së trajnerit Reja.

Advertisements

Taulant Xhaka ka refuzuar ti bashkohet ekipit kombëtar kuqezi duke ju përgjigjur negativisht ftesës së trajnerit Edi Reja.

Nuk është rasti i parë i kapriçove të mesfushorit të Baselit, i cili mungon në kombëtare që nga 9 tetori i vitit 2019 kur ishte në rolin e lojtarit rezervë në ndeshjen ndaj Islandës. Pas atij takimi ai i është përgjigjur negativisht edhe një ftese tjetër të trajnerit Reja, në justifikimin e dëmtimit.

Advertisements

Në vitin 2017 sërish një përgjigje negative ndaj festës së trajnerit që më pas e detyroi lojtarin të përgënjeshtronte mediet dhe të sqaronte se do të ishte gjithmonë i gatshëm për kuqezinjtë.

Top Channel ka mësuar se Edi Reja, trajneri aktual i kombëtares, i ka dërguar ftesë, për arsyet e gjëndjes së tij të mirë dhe problematikave me dëmtimet, më kryesori në atë sektor , Amir Abrashi, Xhaka sërish refuzon.

Nuk janë të qarta arsyet zyrtare të refuzimit, por gjithsesi, emri i Taulant Xhakës nuk është më në listën e trajnerit Edi Reja për tre ndeshjet zyrtare eliminatore për fazën e grupeve të Botërorit Katar 2022 ndaj Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNxihet qielli në Sarandë, pushuesit lënë plazhin dhe mbulojnë kokën me peshqir nga shiu (Video)
Artikulli tjetër“Obobobo a ka fëmijë?!”/ Pamje të trishta nga aksidenti në Gjirokastër, ku deri tani kanë humbur jetën 5 persona (VIDEO)