Pushimet verore bëhen më të bukura kur kalohen nën shoqërinë e personave të tjerë. Një 36-vjeçar tregon për “Dear Deidre” se si një udhëtim së bashku me familjen e tij dhe me atë të bashkëshortes, u kthye në një makth.
Advertisements
Pasi kishin pirë shumë alkool, ai përfundoi duke kryer marrëdhënie seksuale me kunatën e tij. Bashkëshortja e zbuloi tradhtinë dhe tashmë nuk i jep asnjë shans për t’u rikthyer së bashku. Ja rrëfimi i plotë:
“U kapa mat duke bërë seks me kunatën time gjatë kohës që ishim me pushime… dhe tani kam humbur gjithçka.
Advertisements
Unë jam një burrë i martuar, 36 vjeç dhe gruaja ime është 34 vjeç. Ne kemi dy djem të vegjël. Disa javë më parë, për ditëlindjen e 70-të të vjehrrit tim, të gjithë shkuam në Portugali dhe organizuam një festë të madhe familjare.
Mes të ftuarve ishte edhe motra 30-vjeçare e gruas sime. Ajo është beqare dhe e mrekullueshme. Ne luajtëm letra një natë, pimë alkool dhe qeshëm shumë. Kur vjehrri im shkoi në shtrat, ne luajtëm duke rrotulluar shishen.
Kishim pirë shumë dhe gjërat u bënë pak personale. Kunata ime u pyet nëse mund të puthte dikë në familje, përfshirë kushërinjtë. Unë pothuajse u rrëzova nga karrigia kur ajo mu drejtua.
Ajo u ngrit në këmbë dhe më dha një puthje të shpejtë në buzë dhe të gjithë qeshëm. Kunati dhe gruaja e tij shkuan në shtrat, pastaj gruaja ime shkoi lart sepse vogëlushi ynë po qante. Kunata ime kishte mbetur me mua.
I thashë se ndihesha i kënaqur që ajo më kishte zgjedhur mes të tjerëve. Ajo tha: ‘Unë gjithmonë të kam dashur ty’.
Isha i tronditur. Ajo erdhi drejt meje dhe ne u puthëm, pastaj filluam të prekim njëri-tjetrin.Ne bëmë seks në një shezlong në oborr. Pastaj gruaja ime doli jashtë për të pyetur se ku ishte qumështi i djalit tim. U tmerrova. Dhe ajo gjithashtu.
Bashkëshortja më thotë se e kam zhgënjyer shumë dhe se i kam thyer zemrën. Ajo thotë se nëse kthehemi përsëri bashkë, nuk do të ketë dashuri apo intimitet. Më vjen shumë keq për këtë që kam bërë. Si mund ta fitoj përsëri zemrën e saj?“.
“Dear Deidre” thotë:
“Ju keni kaluar kufirin dhe do të duhet shumë punë dhe durim që të fitoni sërish zemrën e partneres suaj. Motra e saj duhet të bëjë të njëjtën gjë.
Thuajini gruas se ke bërë një gabim të madh dhe do të bësh gjithçka për ta përmirësuar situatën. Së paku, ajo meriton disa ditë pushimi të tjera.
Thuajini se e dini që e keni lënduar, por do të merrni ndihmë profesionale që t’i ndryshoni gjërat.”
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!