Dorëzoi mandatin e deputetes për të vijuar punën tek “Covid 1”/ Ja nga kush pritet të zëvendësohet Najada Çomo

Najada Çomo ka dorëzuar mandatin e deputetes, ndaj vendin e saj në parlament pritet ta zërë Mimi Kodheli.

Advertisements

Sipas Kodit të ri Zgjedhor, nëse lë mandatin një deputet që i përket gjinisë së nënpërfaqësuar, në këtë rast grave, vakanca plotësohet nga një kandidat i po kësaj shtrese, pavarësisht renditjes në listë.

“Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të këshillit të bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse, përveçse kur plotësimi i vakancës me kandidatin e radhës ul përfaqësimin e gjinisë së nënpërfaqësuar. Në këtë rast plotësimi i vakancës bëhet nga kandidati i parë në listë i gjinisë së nënpërfaqësuar pavarësisht renditjes në listë. Emrat e tjerë të asaj gjinie ngjiten në listë duke marrë renditjen e kandidatit paraardhës të së njëjtës gjini. Ky rregull nuk zbatohet kur emrat e gjinisë përkatëse kanë shteruar”, thuhet në Kodin Zgjedhor.

Advertisements

Mimi Kodheli që mbeti jashtë parlamentit nga zgjedhjet e 25 prillit do të jetë pjesë e qeverisë Rama 3. Kodheli renditej e 21 në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës, ku PS fitoi 18 mandate.

Tërheqjen e Çomos e bëri me dije kryeministri Edi Rama në fjalën përmbyllëse të mandatit të dytë, teksa tregoi se shefja e infektivit kishte kërkuar që të vijonte të shërbente në spitalin Covid 1 pasi u shtuan rastet e të shtruarve.

Rama: Jam i prekur nga komunikimi me Najada Çomon, ajo më kërkoi para pak kohe të pranoja tërheqjen e saj nga roli i ri i deputetes duke ndjerë shumë të fortë detyrimin për të mos u ndarë nga ekipi i saj kur varianti Delta i virusit arriti të rimbushë shtretërit e pavionit të terapisë intensive. E falenderoj për këtë shembull kuptimplotë dhe i them sot një faleminderit shumë të madhe. Lufta nuk ka mbaruar, vjeshta dhe dimri mund të jenë të vështirë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Ῥlagosje me thíkë në mes të Tiranës, policia shpjegon detajet
Artikulli tjetërTë merren masa! OSHEE bën njoftimin: Këto zona të Tiranës do të mbeten nesër pa energji elektrike