18 vjeçarja Marigona Osmani kishte vdekur 24 orë para se të dërgohej në spitalin e Ferizajt. Informacioni u dha nga Nazlie Balaj, këshilltare në Ministrinë e Drejtësisë. “Sipas informatave që i kemi ne si Ministri e Drejtësisë në të cilën është edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore rasti i M. është rast politraumë ku për dy ditë radhazi, sipas gjithmonë informacioneve, është ushtruar dhunë dhe që e ndjera ka vdekur 24 orë përpara para se të dërgohej nga të dy të dyshuarit në spitalin e Ferizajt”, tha Balaj në ATV. Ajo i ka quajtur skandaloze prononcimet për medie të Prokurorisë Themelore dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Advertisements
“Unë mendoj që edhe Prokuroria edhe Gjykata (Themelore) në Ferizaj duhet te jenë të kujdesshëm me deklaratat e tyre sepse që të dyjat kanë qenë skandaloze sa i përket informimit të opinionit në lidhje me rastin në fjalë. Skandali i parë ishte kur prokurori doli dhe shpjegoi të dyshuarin kryesor si rast recidivistë dhe rasti i cili që nga viti 2013 ka aktakuza të ngritur në gjyqësi sa i përket tentimit të vrasjes”, – u shpreh ajo.
Ndërkaq Balaj tutje tha edhe më skandaloze ishte deklarata e Gjykatësit sot, kur tha se dyshimet kryesor për vrasjen e 18-vjeçares kanë të bëjnë më xhelozi. “Skandali i dytë ishte nga ana e gjyqtarit i cili pa u zhvillu hetimet dhe pa u mbyllë hetimet del me një deklaratë të tillë duke e arsyetuar të dyshuarin kryesor për vrasje e M. kinse këtë vrasje e ka bërë për xhelozi”, – tha tutje Balaj.
Advertisements
Sot Gjykata Themelore në Ferizaj me anë të një komunikate për medie njoftoi se arsyet që çuan deri tek vdekja e 18-vjeçares janë se i dyshuari për vrasje, D.K, dyshonte se M.O po e tradhtonte me djalin e dajës së tij./ Gazeta Ekspres
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!