Arkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar, i jepet lamtumira e fundit 18-vjeçares që u vra në Ferizaj

Iu dha lamtumira e fundit 18-vjeçares M.O., në varrezat e qytetit të Ferizajt, e cila u vra të dielen në banesën e partnerit të saj.

Advertisements

Pas dy ditësh në arrati, policia ka arrestuar sot të dyshuarin kryesor Dardan Krivaqa, ndërsa për Arbër Sejdiun gjykata ka caktuar një muaj paraburgim.

Advertisements

Para se të niste ceremonia e varrimit, në Ferizaj u protestua dhe u kërkua drejtësi për vrasjen e 18-vjeçares.

Protesta u përcoll me numër të madh të pjesëmarrësve dhe me pankarta të ndryshme, ndërsa disa nga pjesëmarrësit u hodhën ngjyrë të kuqe policëve që po përkujdeseshin për sigurinë në hyrjen e oborrit të stacionit policor.

Në varrim u pa numër i madh i pjesëmarrësve e në mesin e tyre ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Express sjell fotografi nga vendi i ngjarjes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSituata me infektimet, Ministria e Shëndetësisë merr vendim për muajin shtator: Për qytetarët mbi 18 vjeç…
Artikulli tjetërOSSH bën njoftimin e rëndësisëm: Këto zona do të kenë 8 orë ndërprerje të energjisë elektrike