Ekipi i televizionit gjerman ARTE TV, nëntë ditë në Curraj të Epërm të Tropojës

“Këto 9 ditë, isha shoqërues i ekipit të TV ndërkombëtar gjerman ARTE TV, ku gazetarja e mirënjohur ndërkombëtarisht Ines Possemeyer dhe ekipi i sajë ishin në Curraj të epërm të Tropojës”.- Kështu ka rrëfyer studiuesi i natyrës dhe pedagogu Abdulla Diku, që i shoqëroi ata dhe solli fotografi të mrekullueshme nga ai udhëtim.

Advertisements

“Kaluam 9 ditë të jashtëzakonshme duke dokumentuar vlerat natyrore të një prej zonave më të bukura të Alpeve shqiptare dhe gjithë trojeve tona, – tregoi ai. – Një masiv me pyje të vjetër ahu, ujëvarat e shumta të lumit të Plasë (rreth 3 orë larg mbi fshatin Curraj i epërm), burime ujore dhe pyje mistike, malet e larta, trofta me pika të kuqe, uji i pastër kristal i lumit, fshati Curraj i epërm dhe jeta atje, puna kërkimore dhe shkencore që Universiteti i Shkencave të Jetës në Pragë (Fakulteti i Pyjeve) po bën prej 5 vitesh për pyjet e vjetër të Ahut në Curraj të epërm etj. ishin subjekt i filmimeve të shumta dhe intervistave. Disa kuriozitete nga aktiviteti 9 ditor;

Advertisements

Puna për realizimin e domumentarit ishte planifikuar me kujdes nga ekipi gjerman, 3 muaj përpara. Nuk pati asnjë devijim nga plani i përgatitur!

Përpara se të shkonim në zonë, shpenzova 6 orë në Tiranë për të gjetur 100 ml larës enësh të bio-degradueshëm (me kërkesë të ekipt televiziv gjerman).

U bënë rreth 2000 minuta filmime nëpër zonë. Për çdo ditë, ekipi televiziv ka ecur rreth 3-4 orë në këmbë.

Ekipi kaloi 6 net në kamp, me çadër. Mbeturinat e kampit pasi udhëtuan me ne për 3 orë në këmbë, u depozituan në koshat e plehrave në Vaun e Dejës, rrugës së kthimit për në Tiranë.

Gazetarja gjermane edhe pse shumë e mirënjohur në mbarë botën për dokumentarët e sajë për natyrën, sillej si një person krejt i zakonshëm, e thjeshtë sa më s’ka.

Nga 2000 minuta filmime do të prodhohet një dokumentar prej 42 minutash. Dokumentari do të ketë subjekt evidentimin e vlerave natyrore dhe kulturore të Currajve të epërm si dhe promovimin e zonës.

Nuk kishte dush për t’u larë por ujëvare në natyrë dhe me ujë akull të ftohtë edhe tani në këtë vapë përvëluese. Bëmë rreth 70 km rrugë në këmbë nëpër zonë. Kaluam 9 ditë pa patur nevojën e energjisë elektrike, telefonit e internetit dhe ishin ditë të jashtëzakonshme

Një media shumë e njohur ndërkombëtare dhe të huajt vijnë të vlerësojnë natyrën tonë, ndërsa ne i vemë flakën pa na u dridhur dora! Konkluzioni im: Nëse doni të ç’mpini trupin dhe akoma më shumë trurin, shkoni në Curraj të epërm!- përfundon Abdulla Diku.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSkema e vrasjes së biznesmenit në Lushnje, killeri zbriti nga “Golf”-i dhe e qëlloi duke ngrënë
Artikulli tjetërMomenti kur u kap Dardan Krivaqa (Foto)