Skema e vrasjes së biznesmenit në Lushnje, killeri zbriti nga “Golf”-i dhe e qëlloi duke ngrënë

Qyteti i Lushnjes u trondit mbrëmjen e sotme nga një atentat mafioz që i mori jetën pronarit të një lokali dhe la pesë persona të tjerë të plagosur, mes tyre një vajzë dhe një grua. Viktima është Bledar Muça, pronar i bar “Pedonale” në qendër të qytetit.

Advertisements

Ishte ora 22:00 e mbrëmjes. Lokali i mbushur plot dhe rruga me qytetarë që po ktheheshin nga xhiroja e mbrëmjes. Një makinë tip “Golf” ndalon para lokalit dhe një person zbret duke u drejtuar për te tavolina ku ishte ulur Muça nën shoqërinë e disa personave të tjerë.

Advertisements

Killeri hap zjarr duke qëlluar me breshëri nga përtej xhamit. 40-vjeçari ndërroi jetë në vend. Të plagosur mbetën personat që ishin në tavolinë me të. Të plagosurit janë Judin Velo, Ervis Tafa, Sara Liçi, E. S., 26 vjeç dhe M. Gj., 66 vjeçe.

Disa minuta pas ngjarjes policia gjeti të djegur një makinë në fshatin Thanasaj, që dyshohet se është i autorëve të vrasjes. Një burim i tha Abcnews.al se Muça nuk njihet si tip problematik në Lushnje.

Ai ishte i martuar me mbesën e Roland Shytit, personazh i dosjes “Hakmarrja për Drejtësi” i njohur me nofkën “Mustaqekuqi”. Pronari i lokalit që u vra sonte ka një fëmijë në mitur. / db/Abcnews.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVrasja në Lushnjë, ja si qytetarët vrapojnë në panik (Video)
Artikulli tjetërEkipi i televizionit gjerman ARTE TV, nëntë ditë në Curraj të Epërm të Tropojës