Vritet pronari i “Bar Pedonale” në Lushnje, katër të plagosur dërgohen në spital

Bledar Muça, pronari i lokalit “Bar Pedonale” në Lushnje ka mbetur i vdekur mbrëmjen e sotme gjatë një atentati me kallashnikov në lokalin e tij.

Advertisements

Drejtori i Spitalit të Lushnjes Perin Vogli ka konfirmuar për Abcnews.al se si pasojë e kësaj ngjarje kanë mbetur të plagosur katër persona. Ata janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.

Burime bëjnë me dije për ABC se disa persona të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip Golf 5 kanë qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov.

Advertisements

Në momentin e të shtënave në lokal ka pasur shumë njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, të cilët janë shtrirë përtokë për t’u shpëtuar plumbave./abcnews.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBreshëri drejt lokalit, klientët shtrihen në tokë, një i vdekur, disa të plagosur, mes tyre pronari
Artikulli tjetërE ekzekutuan me kallashnikov në lokalin e tij në mes të Lushnjes, ky është viktima Bledar Muça, baba i 2 fëmijëve