Kristi, një 27-vjeçar nga Korça ka marrë pjesë në audicionet e “Për’puthen on Tour” ku ka treguar se dëshiron të bëhet pjesë e programit për të gjetur dashurinë pasi është zhgënjyer më parë.
Advertisements
Kristi tha se është zhgënjyer nga femrat që kërkojnë anën materiale. Më pas nisi të flirtojë me Tean, ish konkurrenten e Për’puthen dhe e komplimentoi për sytë. Tea nuk hezitoi t’i përgjigjej me të qeshur duke i thënë: “Vetëm rrushi mos më thuaj e mos më shkel syrin.”
Kristi: Jam në Për’puthen për të gjetur dashurinë. Jam i zhgënjyer nga femrat se tani shikojnë anën materiale, duan lekë. Më ka ndodhur që kam qenë i lidhur dhe ka parë një tjetër me lekë, me makinë dhe ka ikur. Punoj në Pogradec, jam ushtarak. Në një lidhje sillem mirë, jam i komunikueshëm. Tea më ka pëlqyer, i ka sytë shumë të bukura. Dhe nga trupi shumë e mirë. Teas do i bëja një kompliment.
Advertisements
Tea: Vetëm rrushi mos më thuaj e mos më shkel syrin.
Kristi: Jo, unë kam metodën time. Sa ta shikoja në sy do t’i thoja “shumë sy të bukur ke”. Është gjëja e parë që tërhiqet femra.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!