“Dhuñë, ῥlagoṣje dhe ṿjédhje”/ Kjo është e kaluara e ‘zezë’ e vrasësit të 18 vjeçares në Kosovë

Dardan Krivaça, i dyshuari kryesor për vr/asjen e 18-vjeçares nga Ferizaj, nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai përveç rastit tr/agjik të së dielës, ku dyshohet se bashkë me shokun e tij kanë dhu/nuar Marigona Osmani, ka qenë i përfshirë edhe në vepra të ndryshme penale.

Advertisements

Insajderi shkruan se Krivaça ka vepra të ndryshme penale përfshirë “Vje/dhje e rëndë”, “Lë/ndim i lehtë trupor” “Ka/nosje”, “Lë/ndim i rëndë trupor”. Këtë e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Ferizajt duke thënë se Dardan Krivaça është autor i disa veprave penale.

Ndaj Dardan Krivaçës rëndon edhe një akuzë e pakonfirmuar se kishte ushtruar dh/unë edhe ndaj një vajze tjetër në Francë. I riu, tashmë i shpallur në kërkim nga policia e Kosovës, ndërsa në Ferizaj njihej si person problematik, pasi ishte përfshirë në disa sher/re me rr/ahje dhe pl/agosje me th/ikë.

Advertisements

Tashmë pas hekurave qëndron shoku i tij, Arbër Sejdiu, i cili bashkë me Krivaçën kishin çuar 18-vjeçaren në derën e spitalit pa shenja jete dhe më pas u larguan me një audi me targa zvicerane. Por vetëm pas disa orësh u arrit që të arrestohej Arbër Sejdiu, ndërkohë që Dardan Krivaça është në arrati.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNjë mrekulli/ Kjo është historia e 1-vjeçares, e cila mbijetoi 3 net në pyllin e mbushur me arinj e ujq të egër
Artikulli tjetërMinistria e Shëndetësisë nxjerr bilancin: Sërish shifra të larta infektimesh me Covid-19 në 24 orët e fundit