Një mrekulli/ Kjo është historia e 1-vjeçares, e cila mbijetoi 3 net në pyllin e mbushur me arinj e ujq të egër

Një vajzë 1-vjeçare ka shpëtuar mrekullisht e gjallë pasi kaloi 3 ditë e tre net vetëm në një pyll të mbushur me arinj e ujq të egër në Rusi.

Advertisements

Liuda Kuzina ishte larguar nga nëna e saj teksa po luante në kopshtin pa gardh të shtëpisë ne Obninsk në rajonin Smolensk, shkruan britanikja The Sun.

Rreth 500 njerëz iu bashkuan në kërkimet masive që pasuan pas lajmit të zhdukjes, dhe shpresat po shuheshin kur ajo papritur u gjet e gjallë.

Advertisements

Liuda, vajza 22-muajshe e një fizikanti bër/thamor, ishte zbuluar në një zonë të dendur pyjore rreth 3 km larg shtëpisë së saj, njoftonin mediat vendase.

“Një prej grupeve të kërkimit kishin ndaluar për të pushuar pas kërkimeve të zgjatura, kur papritur dëgjuan disa zhurma të zbehta zanore. Ata thirrën përsëri dhe zhurma u përsërit”, tha zëdhënësi i nje prej grupeve të shpëtimit, duke shtuar se Liuda menjëherë kishte zgjatur krahët e saj drejt punonjësve.

Ajo u gjet në një zonë me pemë të rrëzuara ku bredhin shpesh kafshë të egra përfshi arinj të murrmë dhe ujq.

Temperaturat e natës në zonë kanë qenë çuditërisht të ngrohta, rreth 20C, çka ka ndihmuar në mbijetesën e saj.

“Ajo ishte e dobët, e pickuar shumë nga insektet, por ajo çka ka rëndësi është se ishte gjallë,” thane shpertimtaret.

Në pamjet e shpërndara shihet kur vajza bashkohet me nënën e saj.

Ajo aq në gjendje sa të p/inte vetë nga shishja e ujit.

Vajza shihet që nuk mbante asgjë veshur në pjesën e sipërme, por raportimet nuk thonë se çfarë kishte veshur para se të humbiste.

Mamaja e saj, e cila nuk është përmendur me emër në raportimet, kishte shkuar të fliste me një fqinj, kur Liuda kishte tentuar ta ndiqte por përfundoi e humbur.

“Grupet e shpëtimit e nxorrën atë nga pylli,” tha avokatja e popullit e Kremlinit, Anna Kuznetsova.

“Tani bebja është në spital dhe po ekzaminohet nga doktorët. Ajo është e ndërgjegjshme dhe përpiqet të flasë”.

Ministrja rajonale e shëndetësisë Olga Stunzhas tha: “Gjendja shëndetësore e vajzës raportohet si e moderuar, nuk ka kërcënime për jetën, është duke marrë serum intravenoz për t’i shtuar fuqinë”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKjo vaksinë është e para që merr licensën e përhershme nga FDA kundër Covid-19
Artikulli tjetër“Dhuñë, ῥlagoṣje dhe ṿjédhje”/ Kjo është e kaluara e ‘zezë’ e vrasësit të 18 vjeçares në Kosovë