Vaksina Pfizer nga BioNTech, është e para që shkon përtej licencimit të përkohshëm për përdorim te njerëzit 16 vjeç e lart. Sipas Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, kjo do te hapë rrugën për kërkesat e vaksinimit nga spitalet, kolegjet, kompanitë dhe organizatat e tjera.
Advertisements
Pfizer tha se kishte dorëzuar të dhëna në FDA me 44,000 pjesëmarrës në provat klinike në Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, Turqinë, Afrikën e Jugut dhe Amerikën e Jugut. Sipas të dhënave, vaksina është 91% efektive në parandalimin e infeksionit, një përqindje pak më e ulët se dhjetorin e kaluar, kur u lëshua leja e urgjencës.
Sipas industrisë farmaceutike, zvogëlimi i katër pikave është për shkak të faktit se studiuesit kishin më shumë kohë për të identifikuar pacientët e infektuar.
Advertisements
Një sondazh i fundit i Fondacionit Kaiser Family zbuloi se tre nga 10 persona të pavaksinuar thanë se kishte të ngjarë të vaksinoheshin me një vaksinë plotësisht të licencuar.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!